Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Veliu ndryshon shefat e komisariateve


Në Policinë e Shtetit ka patur të tjera lëvizje, këtë radhë në Shkodër, Berat dhe Mirditë.

Sipas “Balkanweb”, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar në ndryshime të drejtuesve të policisë në këto qarqe.

Kështu, mësohet se shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Shef i Komisariatit në vend të tij është emëruar Ilir Dedja.

Ndërsa, Skënder Hita, që ishte zëvendës drejtor në Shkodër është bërë zëvendës drejtor në Gjirokastër.

Alfred Cenaj është vendosur shef i komisariatit Berat. Më parë Cenaj mbante detyrën e shefit të komisariatit të Mirditës. Kjo detyrë tani i është besuar Naim Lalës.
Ermal Lulaj nga ana tjetër është emëruar shef Komisariati në Skrapar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *