
Babë e bir që akuzohen se dhunuan punonjësin e Policisë Bashkiake në Vlorë janë lënë të lirë me urdhër të prokurorit.
Bruno Jazaj denoncoi ditën e djeshme se ishte dhunuar bararisht nga babë e bir, të cilët e akuzonin për gjobat ndaj makinave.
Kristi e Todi Sota u ndaluan nga policia dhe janë proceduar penalisht.
Njoftimi“
Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bestrovë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. J., 37 vjeç, (punonjës i Policisë Bashkiake, jashtë orarit të punës). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”