Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron qytetarët që thyejnë shtetrrethimin: Do ta pësoni keq, do përdorim dhe forcë


Në një kohë kur ka hyrë në fuqi urdhri për vendosjen e të gjithë vendit në karantinë deri në mëngjesin e së hënës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se të gjithë ata që shkelin rregullat do ta pësojnë shumë keq.

Rama tha se policia dhe ushtria do të ushtrojnë çdo lloj force ndaj personave që kapen në shkelje flagrante në një kohë kur për këto dy ditë vendi do të jetë në shtetrrethim.

“Bankat do të shërbejnë brenda kësaj fashe orari. 5 e mëngjesit deri në 2. Nga ora 1 deri në 5 vendi do të jetë shtëpia e mbyllur. Ecja me të tjerë në lagje, gjatë orarit për lëvizje, nuk do të tolerohet më paqësisht. S’do të mjaftohemi me gjoba. Policia dhe ushtria do të mbikëqyrin lagjet në Tiranë dhe Durrës, ku kemi dhe vijën e kuqe. Do i fusim, fotografojmë dhe fusim në listën e zezë të tradhtarëve. Këta individë do ta paguajnë shtrenjte. Atyre do u mohohet çdo lloj ndihme financiare për të paktën 1 vit qe nuk kanë punë, që nga bursat e studentëve apo dhe rimbursim të ilaçeve. Më vjen keq sa s’ka për pensionistët. Ata do të konsiderohen tradhtarë lufte, do të trajtohen me zero tolerancë. Të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat speciale janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdoren në rast shkelje të ligjit në tubime të paligjshme. Deri tek uji apo gazi lotsjellës. E mbështet pa asnjë rezervë këtë vendim të drejtuesve të Policisë.”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *