Vendosni fjalën kyçe....

Ekspertja britanike: Maskat dhe distancimi social mund të kërkohen edhe për disa vite


Njerëzit mund të duhet të përdorin maska në fytyrë dhe të ruajnë distancën sociale edhe për disa vite të tjera, përpara se të kthehemi në normalitet.

Të paktën kështu ka parashikuar një nga epidemiologet kryesore në Britani, Mary Ramsay, e cila është shefe ie imunizimit në Shëndetin Publik në Angli.

Siç shkruan BBC, ajo tha se masat bazë mund të ishin në fuqi derisa vendet e tjera të kryejnë me sukses vaksinimin e popullsisë.

Dr.Ramsay tha se kufizime të tilla si mbulimi i fytyrës në vende të mbushura me njerëz dhe distancimi social ishin pranuar nga shumë njerëz duke e lejuar ekonominë të funksiononte.

Ajo tha se “njerëzit janë mësuar me ato kufizime të nivelit më të ulët tani, dhe njerëzit mund të jetojnë me to, dhe ekonomia mund të vazhdojë ende me ato kufizime më pak të forta në vend”.

“Kështu që unë mendoj se sigurisht për disa vjet, të paktën derisa pjesët e tjera të botës të vaksinohen po aq mirë sa ne, dhe numrat të kenë rënë kudo, vetëm atëhere ne mund të jemi në gjendje të shkojmë shumë gradualisht në një situatë më normale.”– shtoi ajo.

Ramsay tha gjithashtu që kthimi i ngjarjeve të mëdha me spektatorë kërkonte monitorim të kujdesshëm dhe udhëzime të qarta për të qëndruar të sigurt.

Sekretari i mbrojtjes nuk e ka përjashtuar ndalimin e festave. Ben Wallace tha se rezervimi i një pushimi jashtë vendit tani do të ishte “i parakohshëm” dhe “potencialisht i rrezikshëm”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *