Vendosni fjalën kyçe....

“Qenke idiot ti”, fyerje dhe akuza për përfitime fondesh mes Gazment Bardhit dhe Endri Shabanit


Një debat i ashpër shpërtheu këtë mbrëmje mes Gazment Bardhit dhe Endri Shabanit në emisionin “Open” në News24, ku të dy politikanët shkëmbyen akuza dhe fyerje personale.

Bardhi akuzoi Shabanin për përfitime fondesh nga kryeministri Edi Rama, duke thënë: “Ke marrë 200 mijë euro, ke dy persona të punësuar, ju punëson Edi Rama, të ka punësuar si kryetar partie që të dalësh në studio dhe t’i shërbesh Edi Ramës.”

Nga ana e tij, Shabani reagoi ashpër, duke mohuar akuzat dhe duke kërcënuar me padi për shpifje: “Qenke idiot ti, o shpifës. Çfarë fondesh më ka dhënë Edi Rama mua? Do të padis për shpifje dhe turp të kesh, legen. Unë kam marrë fondet nga KQZ, sikundër ke marrë edhe ti.”

Debati eskaloi më tej kur Bardhi pyeti me sarkazëm se cilin oligark ka paditur Shabani, duke iu referuar një rasti: “Cilin ke paditur ti? Një kalë të ngordhur si Ilir Beqaj.”