Vendosni fjalën kyçe....

“Rruga që të çon në Kombinat s’ndriçohet asnjëherë, burim aksidentesh” – Denoncimi (Video)


Një qytetar nga kryeqyteti ka denoncuar mungesën e ndriçimit të rrugës kryesore që të çon nga Pallati me Shigjeta në Kombinat.

Videoja e dërguar prej tij është publikuar nga “JOQ” në faqen e saj në Facebook. Sipas qytetarit në këtë rrugë ndodhin shpeshherë aksidente, sidomos që kur kanë nisur punimet në këtë segment.

Ai shkruan se rruga është ngushtuar shumë me anë të trafikndarëseve dhe duke qenë se ndriçimi i vetëm në rrugë janë dritat e makinave, aksidentet aty kanë qenë të shumta.

Qytetari thotë më tej se dritat nuk ndizen asnjëherë në këtë segment rrugor kryesor që është shumë i rrahur nga drejtuesit e mjeteve.

Pak ditë më parë në këtë rrugë ndodhi një aksident që mund të kishte qenë fatal ku një makinë brenda së cilës ndodheshin anëtarët e një familjeje u përplas me trafikndarësen për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugë, por fatmirësisht asnjë nga personat nuk u plagos rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *