Portugalia dhe Sllovenia e vendosën kualifikim për në çerekfinale vetëm nga pikat e bardha të penalltisë.
120 minutat lojë përfunduan në barazim pa gola.
Fati e donte që portugezët të kualifikoheshin nga pikat e bardha por jo gjatë minutave të luajtura. Cristiano Ronaldo humbi një penallti në minutën e 105 por ai arriti të shënonte në verdiktin final.
Sllovenët nuk shënuan asnjë nga 3 penalltitë e gjuajtura, ndërsa Portugalia shënoi të treja me tre figurat kryesore të ekipit, Ronaldon, Bruno Fernandesin dhe Bernardo Silvan.