Vendosni fjalën kyçe....

Rama e sulmoi nga Vlora, kryebashkiaku Leli 60 minuta në SPAK


Kryebashkiaku i Vlorës ka qenë sot në SPAK ku ka qëndruar për rreth 60 minuta.

Në dalje nga godina e organit të akuzës ai u pyet nga gazetarët nëse kishte ardhur për të bërë ndonjë denoncim, ndërsa Leli u përgjigj se për këtë duhet të pyesin SPAK-un.

Ardhja e tij në prokurori përkon me sulmin që i bëri sot kryeministri Rama nga Pogradeci në takimin me kryebashkiakët e vendit. Ai e quajti atë një kryebashkiak që fle gjumë.

Sipas BW, ardhja e Lelit në SPAK ka të bëjë me një kallëzim nga ana e KLSH-së ndaj tij.