Vendosni fjalën kyçe....

Rriten testimet në Kosovë, ulen rastet e reja


Nga 2 mijë e 615 testime të kryera në 24 orët e fundit, 9.37 për qind prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virus në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 245 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa 3 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ditëve të fundit në vend, është parë një rritje të numrit të testimeve për COVID-19, derisa numri i të infektuarve nuk ka qenë shumë i lartë krahasuar me numrin e testimeve.

Ndërsa, sot ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ka dorëzuar 100 mijë teste PCR te Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ai ka thënë se testet janë dorëzuar me qëllim të forcimit të kapaciteteve për testim në masë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *