Vendosni fjalën kyçe....

Escobar: Për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit për të marrë nën kontroll një parti politike


Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka dënuar dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se e dënon faktin që dikush që do ta marrë partinë kërkon të përdorë dhunën e jo votimin.

Po kështu ai tha se jo çdo çdokush që pretendon se është anëtar i PD-së është partner i rëndësishëm i SHBA-së në këtë moment. Intervista e plotë e Ecobar do shfaqet në Zërion e Amerikës pasditen e sotme,

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Dhe e thënë qartë, ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani. Ne do të jemi shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbi e Kosovë por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështjet ekonomike.” – tha ndër të tjera Escobar.