Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra mijëra protestojnë kundër rregullave më të ashpra Covid në Francë (Video)


 

Mbi 50 mijë persona protestuan kundër masave më të rrepta Covid-19 në Francë të shtunën, pasi dhoma e lartë e parlamentit miratoi një projektligj që prezanton kërkimin e pasaportës së vaksnimit.

Rreth 54,000 njerëz protestuan në të gjithë vendin, duke përfshirë 7,000 që marshuan në kryeqytet, sipas Ministrisë së Brendshme.

Disa mbanin pankarta ku shkruhej ‘Liri’ dhe ‘Demokracia në rrezik’.

“Unë jam kundër lejes së vaksinës. Unë jam kundër vaksinimit masiv. Të gjithë duhet të jenë të lirë të zgjedhin.” – tha një protestues në Paris për agjencinë video Ruptly.

Senati francez, dhoma e lartë e parlamentit, miratoi një version të ndryshuar të projektligjit të pasaportës së vaksinës në të njëjtën ditë. Dhoma e ulët, Asambleja Kombëtare, do të votojë mbi projektligjin e debatuar ashpër, të dielën pasdite.

Nëse miratohet, leja e vaksinës do të zëvendësojë lejen ekzistuese shëndetësore që kërkohet për të hyrë në institucione, duke përfshirë kafene, restorante, palestra dhe kinema. Masa synon të nxisë më shumë njerëz që të vaksinohen plotësisht.