Ish-deputeti Socialist Alket Hyseni, është takuar në Sofie me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hilary Klinton.
Hyseni ka qenë në Sofie me ftesë të Fondacionit “Clinton Global Initiative” ku morrën pjesë figura të ndryshme të politikës nga Shqipëria por edhe nga Kosova.
Ish-deputeti ka publikuar fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sofies, ku i ka shprehur mirënjohjen Klintonit për kontributin ndaj shqiptarëve dhe veçënarisht në lirinë e Kosovës dhe prosperitetin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit.
“Me ftesë të Fondacionit “Clinton Global Initiative”, në Konferencën e Sofies, pata nderin të takohem me Sekretaren e 67-të të Departamentit të Shtetit të Amerikës. I shpreha mirënjohjen dhe respektin e përjetshëm të shqiptarëve për kontributin historik të saj dhe veçanërisht të Presidentit Bill Clinton për lirinë e Kosovës dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit”-shkruan Hyseni.