Vendosni fjalën kyçe....

Ruçi letër palëve politike për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së


Ndërsa Kuvendi rinis sot punën pas përfundimit të pushimeve verore, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së.

Në letrën e kreut të Kuvendit, thuhet se afati i fundit për propozim për anëtar është në datën 9 shtator.

“I nderuar zoti Kryetar, Bazuar nënenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaçëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga çdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.
Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020″, shkruhet në letër”, thuhet në letër.

Presidenti Ilir Meta dekretoi 25 prillin 2021 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Në këtë sesion parlamentar, deputetët do duhet të ngrenë kartonin për një sërë çështjesh të rëndësishme në funksion të zgjedhjeve parlamentare.

Riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pikënisja e punës për palët duke qenë se 19 tetori duhet ta gjejë KQZ-në dhe me anëtarë të rinj. Për këtë çështje Kuvendi ka shpallur edhe vakancat ndërsa ka ftuar të interesuarit të aplikojnë për secilin pozicion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *