Vendosni fjalën kyçe....

Pas Milanit, Lopetegui në listën e Bayern Munich


Bayern Munichi ka shprehur intresim për Julen Lopeteguin, pasi u refezua nga Ralf Rangnick.

Gjiganti gjerman është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm, pasi siç dihet, Thomas Tuchel do të largohet në fund të sezonit aktua

Eksperti gjerman, Florian Plettenberg, ka raportuar se Lopetegui i është shtuar listës së Bayernit, por nuk është në krye të saj.

Gjithsesi, “Bavarezët” kanë pyetur për disponueshmërinë e spanjollit, për të cilin interesim serioz ka edhe nga Milani.

57-vjeçari është pa skuadër nga vera e vitit të kaluar, kur u largua nga Wolvesi, teksa tani synon t’i rikthehet punës së tij duke marrë drejtimin e një skuadre.