Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 64-vjeçari në rrugën Korçë-Pogradec


Një 64-vjeçar ka humbur jetën në rrugën Korçë-Pogradec pas një aksidenti me makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pirg ku një mjet ‘Audi’ që drejtohej nga një person me iniciale A.R. ka përplasur personi me iniciale F.Z. i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi

Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”