Vendosni fjalën kyçe....

“Na pushtuan kajmanët” – Mijëra zvarranikë shfaqen në rivierën braziliane (Video)


Një video që pretendon të tregojë mijëra krokodilë të dalë në breg në një plazh brazilian u bë virale javën e kaluar dhe shkaktoi debate nëse pamjet ishin të vërteta.

Kontrolluesit e fakteve të Newsweek thanë se ngjarja ndodhi të premten, duke deklaruar se krijesat ishin aligatorë dhe se ata erdhën në paqe.

Klipi, i parë 10.3 milionë herë, tregon mijëra kajmanë ngjyrë kafe (një lloj zvarraniku më i lidhur me aligatorët sesa krokodilët) duke bërë plazh buzë një lumi në Pantanal, ligatinën më të madhe tropikale në botë.

Fillimisht u postua nga kompania e mallrave sportive Pantanal Pesca në Instagram.

Përdorues të tjerë vunë në dyshim pamjet megjithatë. Kontrolluesit e fakteve të Newsweek konfirmuan se Pantanal ishte me të vërtetë shtëpia e ligjshme e kajmanëve, duke u mburrur me ‘përqendrimin më të madh të kafshës në fjalë në botë, me afërsisht 10 milionë kajmanë.” – sipas World Wildlife Fund.

Në krahasim me numrin e kajmanëve, ka vrreth 200 mijë njerëz në zonë.