Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj premton vetting dhe reflektim brenda institucionit, do forcojë procedurat për kompanitë që hyjnë në tendera


Në gjullurdinë e arrestimit të disa nga drejtorëve të tij më të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, dhe presionin e opozitës nëpërmjet protestave Erion Veliaj premtoi “vetting” brenda institucionit që drejton.

Ai në një intervistë në ABC News tha se po mendon për një procedurë brenda bashkisë së Tiranës për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur konfliktin e interesit.

“Njerëzit duhet të dinë se në bashkinë e Tiranës, ka çdo ditë 30 procedura, rreth 1 mijë në vit. Bashkia blen edhe pllaka për varret edhe arkivol për ata që janë të pastrehë, edhe kitet e sterilizimit të qenve të rrugës, klor për ujin, bankat e shkollave, mesa duket ka disa vende që e kanë çuar në ekstrem. Bota ka shumë eksperienca, unë besoj që ky moment reflektimi për të pasur më shumë siguresa dhe më shumë vetting brenda llojit, për të thënë po, t’i si kompani do bësh edhe një deklaratë, dhe po e mendojmë këtë. Duam që institucioni ynë i auditit të bëjë edhe një minivetting për një procedurë të bashkisë së Tiranës aplikojnë mesatarisht 20 kompani, është e pamundur që kryetari i bashkisë të dijë, motra, vëllai, i afërmi, por ama në momentin që ti ke një dokument si ai i vetë deklarimit të pasurisë apo konfliktit të interesit ose i dekriminalizimit dhe po diskutojmë me një kompani britanike që përveç ta fitojë firma që është ulur më shumë, ajo që po diskutojmë është se duhet të shtojmë disa rregulla të tjera. Një bilbil fryrësi qe na jep informacion të tillë, duhet patjetër që t’i japim më shumë anonimitet dhe siguri.”, u shpreh Veliaj për “Real Story”.