Vendosni fjalën kyçe....

Rishfaqet Tony Blair, i kërkon qeverisë britanike të përdorë presidencën G7 për të vendosur pasaportën globale Covid-19


Ish-kryeministri britani Tony Blair i ka bërë thirrje qeverisë britanike që të udhëheqë në krijimin e një Pasaporte globale që tregon nëse qytetarët e kanë bërë vaksinën Covid-19 dhe statusin e sëmundjes, duke argumentuar se zhvillimi i një pasaporte të tillë ishte i pashmangshëm.

Instituti mendimor i ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Instituti Tony Blair (TBI), tha në një raport të sapolëshuar se Britania duhet të përdorë pozicionin e saj si udhëheqës i G7-ës për të ‘vendosur krijimin e një karte globale udhëtimi Covid-19 si një çelës’ në axhendën e grupit.

Duke folur për ‘The Telegraph’, Bler shpjegoi se ID dixhitale mund të përdoret për të gjurmuar ‘statusin’ e një individi Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *