Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit e Berishës nuk ndalen, mblidhen sërish poshtë pallatit të ish-kryeministrit, pjesë edhe Argita Malltezi


Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur sërish poshtë pallatit të tij në rrugën Mustafa Matohiti.

Bëhet me dije se edhe ditët e tjera do të ketë protesta të tjera dhe mbledhje të mbështetësve që kundërshtojnë vendimin e GJKKO ndaj Berishës.

Gjatë episodeve të kaluara kur mbështetësit e tij janë mbledhur, Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, ka dalë në dritare dhe i ka përshëndetur, duke mbajtur edhe një fjalim herën e fundit.

Ashtu si në grumbullimet e mëparshme, pjesë e të pranishmëve  është edhe vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi.