Vendosni fjalën kyçe....

Vatikani kundërshton operacionet për ndryshimin e gjinisë dhe lindjet përmes nënave surrogate


Vatikani riafirmoi të hënën kundërshtimin e tij ndaj operacionit të ndryshimit të gjinisë, “teorisë gjinore” dhe prindërimit zëvendësues, duke tërhequr kritika nga mbrojtësit e katolikëve LGBTQ.

Deklarata nga zyra doktrinore e Vatikanit (DDF) vjen katër muaj pas një dokumenti tjetër në të cilin mbështetet bekimet për çiftet e të njëjtit seks, duke shkaktuar një reagim të ashpër konservator, veçanërisht në Afrikë.

Teksti prej 20 faqesh e quajti teorinë gjinore “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe e akuzoi atë se po përpiqet “të mohojë dallimin më të madh të mundshëm që ekziston midis qenieve të gjalla: dallimin seksual”.

Vatikani tha gjithashtu nëpërmjet kreut të DDF-së, kardinalit Victor Manuel Fernandez, se ai kundërshtoi ligjet anti-LGBTQ të zbatuara nga një numër vendesh me mbështetjen e grupeve lokale katolike.

Deklarata e së hënës thoshte se të pasurit e një fëmije përmes një s nëne urrogate, cenon dinjitetin e nënës surrogate dhe fëmijës, dhe kujtoi se Papa Françesku në janar e quajti atë “të neveritshme” dhe kërkoi një ndalim global.

Surrogacia është e rregulluar dhe e përhapur në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, por e paligjshme në shumë vende të tjera dhe është një mënyrë që çiftet infertile ose të të njëjtit seks të kenë një fëmijë.

Nuk ka asnjë sugjerim që teksti i ri, i quajtur “Dignitas infinita” (Dinjitet i pafund) dhe që përshkruan atë që Kisha e percepton si kërcënim ndaj dinjitetit njerëzor, ishte përgatitur në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj përplasjeve për bekimet e të njëjtit seks.