Vendosni fjalën kyçe....

Dumani në KLP: Institucionet s’po raportojnë rastet e korrupsionit, tendencë të fortë rënieje, DEA e FBI të atashuara në SPAK


Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte sot në një seancë dëgjimore në KLP lidhur me aktivitetin e  Prokurorisë së Posaçme për vitin 2023. Të pranishëm janë dhe dy zëvendësdrejtuesit e tij Adnand Xholi dhe Klodian Braho dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj

Gjatë fjalës së tij, Dumani vuri në dukje rritjen e procedimeve penale kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë nga SPAK, por nuk po ndodh kjo me institucionet shtetërore.

“Ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim “me funksion, ish ministrin e shëndetësisë, ish gjyqtar apeli, krytar bashkie, ish kryeministër, ish ministër finance, ish ministër mjedisi, ish prokuror etj” tha Dumani.

Gjithashtu Dumani u ndal edhe tek hetimin e krimit të organizuar nga  SPAK.

“Në lidhje me hetimin e krimit të organizuar SPAK ka ndjekur strategjinë e hetimit shterrues duke synuar shkatërrimin përfundimtar të tyre”, tha Dumani i cili ngriti dhe shqetësimin se institucionet shtetërore, me përjashtim të policisë së shtetit, nuk po bashkëpunojnë me SPAK për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Duhet nënvizuar se bashkëpunimi i institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar është shqetësues. Nisur nga numri i referimit të veprave penale nga institucionet publike, duke përjashtuar policinë e shtetit ky numër është mjaft i ulët për vitin 2023 me vetëm 12 raste të referuara. Referimi nga këto institucione ka një tendecë të fortë rënie, që shkon deri në 40% krahasuar me vitin 2022. SPAK ka mbajtur të njëjtën qasje në 3 vitet e fundit’ tha SPAK”, tha Dumani.

Ndër të tjera Dumani u shpreh se gjatë viti 2023 janë janë sekuestruar e konfiskuar 41 milionë euro pasuri me origjinë kriminale.

“Gjate vitit 2023 janë sekuestruar e konfiskuar 41 milionë euro pasuri me origjinë kriminale. 

“41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara në vitin 2023. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën e 22.5 mln euro dhe 46 % të sekuestruara në vlerën 19 milionë euro” tha Dumani

“Gjithashtu është rritur numri i procedimeve penale të reja 16 % krahasuar me vitin 2022”. 

Konkretisht ne 2023 janë regjistruar: 201 procedime penale për korrupsionin, 85 procedime për krimin e organizuar dhe 13 procedime për terrorizmin”.

Dumani u ndal edhe tek përgjimet, ku u shpreh se përdorur në 109 procedime për vepra penale të korrupsionit dhe 77 procedime për krimin e organizuar.

“Përgjimet janë përdorur në 109 procedime për vepra penale të korrupsionit dhe 77 procedime për krimin e organizuar.

“Në total ka një rritje prej 91 % të interceptimit të pajisjeve fundore” tha Dumani.

“Gjatë vitit 2023 janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta hetimore, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë, Franca, Maqedonia e Veriut e Kosova”.

Më tej kreu i SPAK foli edhe në lidhje me hetimin e krimit të organizuar se SPAK ka ndjekur strategjinë e hetimit shterrues duke synuar shkatërrimin përfundimtar të tyre, por për këtë kërkohen më shumë hetues të BKH-së.

Procedim penal të ndikuar nga politika? Dumani debat me anëtarin e KLP-se: Ti nuk duhet ta mendosh dhe nuk ndodh kurrë në SPAK

 

“Duhen shtuar hetuesit e BKH duke pasur parasysh se mbi 75 % e hetimeve aktuale kryhen nga BKH. Kemi një ndryshim trendi, nëse deri në 2022  numrin më të madh të hetimeve SPAK e ndiqte me policinë e shtetit tani hetimet I kryejmë me BKH.  Kemi rritje të ngarkesës sidomos kur vjen puna për bashkëpunimin me autoritetet e huaja që kanë një fluks shumë të madh informacioni, letërporosi etj.”

Një tjetër shqetësim i ngritur nga kreu i SPAK, ishte dhe mungesa e stafit dhe ngarkesa për të ndjekur seanca.

“Drejtuesi i SPAK duhet të ndjekë 150 seanca gjyqësore në harkun kohor janar 2025-  qershor 2026, një numër që mund të rritet.  Parashikojmë rritje të volumit të punës në një kohë që burimet njerëzore vijojnë të mbeten të njëjta’

Me ardhjen e dy kolegëve të tjerë, bëhen 20 prokurorë të SPAK. “Kjo është mjaftueshëm. Nuk mendoj të shtohet numri i prokurorëve por të hetuesve. Shtoni hetuesit.Nevoja për ta është shumë e madhe” tha Dumani  

Përveç të tjerash Dumani shtoi se është drejt përfundimit procesi i rivlerësimit për 28 hetuesit e parë të BKH-së

“Mund të ketë hetues që lënë për tu dëshiruar në punën e tyre ata janë në proces rivlerësimi. Dhe 28 të parët e emëruar në vitin 2021. Të shikojmë ndoshta ndonjë prej tyre e kalon apo e kalojnë të gjithë. Unë nuk kam kompetenca por është ngritur një komision”, tha ai.

Më tej shprehu shqetësimin dhe për punën e ngarkuar për shkak të mungesës së hetuesve, dhe atyre profesionistë. 

“Nëse kemi hetues të mirë e profesionistë puna e prokurorit lehtësohet. Prokurori në një vend tjetër nuk kryen hetimet, kontrollon punën e hetuesit. Ne jemi kthyer në punëtor krahu, bëjmë çdo gjë vetë” tha Dumani.

Dumani kërkon ndryshimin e ligjit: Prokurorët e SPAK të kenë të drejtë rikandidimi pas mbarimit të mandatit! Jemi njerëzit më të kontrolluar

Kreu i SPAK, Altin Dumani kërkoi gjithashtu ndryshimin e ligjit për prokurorët e SPAK me qëllim që ata të kenë mundësi për rikandidim pas mbarimit të mandatit.

“Statusi aktualisht parashikon që prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar të kthehen në prokurorinë ku kanë ushtruar më parë funskionin. Për shkak të ndryshimit të hartës një pjesë e këtyre prokurorive nuk ekzistojnë. Adnani nuk di ku të shkojë se është shkrirë prokuroria e krimeve të rënda.

Është investuar aq shumë për ngritjen e tyre profesionale jo vetëm nga shteti por dhe ndërkombëtarët. Këta janë aset. Nuk kemi luksin ti çojmë në një vend tjetër. Nuk kemi aq burime njerëzore, e të kualifikuar dhe me integritet sa të plotësojmë boshllëqet e krijuara. Rivlerësim dhe dhënie mundësie për të kandiduar. Do të thotë unë si Altin Dumani do të vij të konkuroj. Nuk thashë të emërohet automatikisht’’ tha Dumani.

Dumani shprehu shqetësimin dhe për punën e ngarkuar për shkak të mungesës së hetuesve ndërsa vuri në dukje se janë më të kontrolluarit.

“Nëse kemi hetues të mirë e profesionistë puna e prokurorit lehtësohet. Prokurori në një vend tjetër nuk kryen hetimet, kontrollon punën e hetuesit. Ne jemi kthyer në punëtor krahu, bëjmë çdo gjë vetë. Prokurori i SPAK është ndër më të kontrolluarit e monitoruarit. Ne kontrollohemi përditë sa I takon integritetit. Monitorohemi nga ju. Drejtuesi i SPAK raporton në Kuvend. ILDKP na kontrollon në asetet tona. Pastrimi I parave monitoron cdo lëvizje në llogaritë tona bankare. Kontrollohen komunikimet tona. Jemi njerëzit më të kontrolluar. Nuk ka si të vijë rreziku sa kohë që kontrollohemi e monitorohemi nga institucione të tjera’’ tha Dumani.

Kreu i SPAK kërkon dhe ndryshim të kompetencës lëndore lidhur me korrupsionin.

“Kur flasim për kufirin monetar prej 50 mijë lekësh. Ky kufi duhet të jetë shumë më i lartë. Duhet riparë kufiri monetar. Nuk është e thënë që këtë kategori ta hetojë vetëm SPAK për një kufi të ulët monetar. Mund të jetë dhe 500 mijë, 100 mijë lekë të reja, le ta vendosë ligjvënësi, por ky kufi monetar kalimi i të cilit na bën ne kompetentë nuk më duket i arsyeshëm. Ndoshta për tu riparë dhe disa vepra penale të tjera, por këtë e shoh më emergjente” tha Dumani para KLP-së.

Një moment tjetër gjatë seancës dëgjimore ishte një debat që ndodhi mes kreut të SPAK Altin Dumani dhe një prej anëtarëve të KLP-së.

Tartar Bazaj: A mund të paraqesni rrezikshmëri për një kandidat. Ju i regjistroni një procedim penal për ta penguar për ta promovuar si deputet.

Altin Dumani: As nuk duhet ta mendosh aq më tepër në cilësinë e anëtares së KLP-së e nuk duhet ta mendosh dhe nuk ndodh kurrë. Zoti Baze ti nuk duhet ta mendosh dhe nuk ndodh kurrë në SPAK, dakord.

Gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK Altin Dumani tha para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë se agjentë të DEA-s dhe FBI-së janë atashuar pranë SPAK-ut.

“Përfaqësues të DEA-s dhe FBI-së janë atashuar pranë SPAK-ut. Ndaj zyrtarëve të lartë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim. SPAK do ishte mirë të mos hetojë korrupsionin me vlerë 50 mijë lekë, ky kufi duhet të rritet. Bashkë me Hajnajn kemi rënë dakord që duhet të rritet numri i oficerëve të BKH-së. Në krahasim me vitin 2022, ulje me 40% e referimeve për korrupsion nga institucionet publike. Problematikë janë gjithashtu çështjet e bartura dhe mungesa e burimeve njerëzore.” – tha Dumani.

Një tjetër kërkesë e kreut të SPAK ishte dhe ndryshimi i kompetencës lëndore lidhur me korrupsionin.

“Kur flasim për kufirin monetar prej 50 mijë lekësh. Ky kufi duhet të jetë shumë më i lartë. Duhet riparë kufiri monetar. Nuk është e thënë që këtë kategori ta hetojë vetëm SPAK për një kufi të ulët monetar. Mund të jetë dhe 500 mijë, 100 mijë lekë të reja, le ta vendosë ligjvënësi, por ky kufi monetar kalimi i të cilit na bën ne kompetentë nuk më duket i arsyeshëm. Ndoshta për tu riparë dhe disa vepra penale të tjera, por këtë e shoh më emergjente” tha Dumani para KLP-së.

Dumani para KLP: SPAK 201 procedime për korrupsion brenda 2023, 18 zyrtarë të lartë, të pandehur: Ish kryeministri, ish ministra, ish prokurore

Kreu i SPAK tha se për disa dosje nuk mund të bashkëpunojë me policinë e shtetit pasi po hetojne efektivë, madje me funksione të larta që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar.

Sipas tij hetimet e SPAK kanë treguar që eksponentë të policisë së shtetit, madje me funksione të larta kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar, referuar dhe cështjeve që kemi hetuar, dhe çështjeve që kemi në hetim e sipër.

“Krijimi i një nukli të oficerëve të policisë gjyqësore në policinë e shtetit ku mund të adresojmë procedimet tona mund të bëhet por ne bashkëpunojmë me strukturë të posaçme me drejtorinë e policisë së shtetit. Por janë një kategori çështjesh që ne nuk mund ti hetojmë me policinë e shtetit, sidomos ata kur përfshihen punonjësit e policisë së shtetit. Hetimet tona kanë treguar që eksponentë të policisë së shtetit, madje me funksione të larta kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar, referuar dhe cështjeve që kemi hetuar, dhe çështjeve që kemi në hetim e sipër. Janë një kategori çështjesh që ne hetojmë ekskluzivisht me BKH-në. Patjetër që bashkëpunojmë me policinë dhe kemi bashkëpunim të ngushtë” tha Dumani para KLP-se”, tha ndër të tjera Dumani.