Vendosni fjalën kyçe....

Salianji-Ballës: Policia reagon vetëm pasi njerëzit vdesin, dilni dhe merrni përgjegjësi këtu


Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas fjalimit të Ballës në Kuvend. Ai tha se policia ka mësuar për aksidentin në Këlcyrë 3 orë pas ngjarjes.

“Ju folët për vdekjen e emigrantëve se policia ishte në krye të detyrës. Por policia i ka gjetur pas 3 orësh. Ne reagojmë pasi vdesin njerëz. Nëse ndodhin vrasje, e kuptojmë se personi ka qenë në kërkim dhe e ka gjetur krimin. Ju zoti Balla duhet të dilni dhe të merrni përgjegjësinë këtu. Ka sot një deklaratë nga zoti Dumani se ne nuk bashkëpunojmë dot dhe me policinë se ka përfshirje të madhe të tyre me krimin në vend. Për këtë deklaratë ku qytetarët nuk e kuptojnë se ku është krimi, ku fillon dhe ku mbaron.”, tha ai.