Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat ndaj Olsi Ramës për Xibrakën, Spiropali- Bardhit: Çorbën e gatuar nga Berisha e sollët sërish, prisni SPAK-un


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Bardhit për akuzat që ka bërë ndaj Olsi Ramës se është i lidhur në laboratorin e drogës që u zbulua në Xibrakë.

Spiropali tha se duhet të presë SPAK-un për përgjigjen, nëse ka shpifur apo jo.

“Ju duhet të jeni shumë i qetë. Se çorba që u gatua së pari nga Berisha për konsum publik, u soll e ngrohur nga Basha dhe tani e risillni ju akull fare sërish këtu për ta konsumuar, për të goditur kryeministrin duke u marrë më familjarët. Kjo është një shumë e vjetër. Ka hyrë në laboratorin e SPAK ku do ti bëhen analizat. Këtë sulmin tuaj të përsëritur është shumë bajat. Ju që jeni edhe kallëzues, edhe i kallëzuar do keni mundësi që në SPAK i nderuar të merruni përgjigjen e duhur nga drejtësia, nëse jeni kallëzues i vërtetë apo i rremë, siç keni dalë si familje politike. Përfshirë edhe Bashën që e ka bërë këtë akuzë kur ishte zgjuar. Kjo çorba juaj s’ka lidhje me seancën plenare. Ju nuk jeni prokuror dhe lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj. Shumë prej jush janë fshehur kur keni shkuar atje, jo po më tha partia, jo po ishte deklaratë politike”, tha Spiropali.