Vendosni fjalën kyçe....

Rusia asnjë kontakt me Perëndimin pas sulmit terrorist me 137 viktima


Kremlini tha të hënën se nuk ka kontakte midis Rusisë dhe Perëndimit pas sulmit terrorist në Crocus, ku u vranë 137 njerëz dhe plagosi mbi 180.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve në Moskë se ndërsa nuk ka kontakte me vendet perëndimore, Presidenti Putin ka pasur shumë biseda telefonike gjatë ditës së kaluar me krerë të tjerë botërorë, të cilat u zotuan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit.

Duke komentuar nëse SHBA-ja e paralajmëroi Rusinë për sulmin në sallën e koncerteve, Peskov tha se inteligjenca u jepet shërbimeve speciale, por nuk mund të zbulohet pasi është pjesë e informacionit të ndjeshëm.

Peskov tha se Kremlini tani për tani nuk po merr pjesë në diskutimin për heqjen e moratoriumit të dënimit me vdekje, mes diskutimeve për marrjen e një hapi të tillë mes ligjvënësve rusë në parlament.

Zëdhënësi nuk pranoi të komentojë se cilët janë personat e arrestuar në hetimin rreth të shtënave, duke u shprehur se hetimet janë në zhvillim e sipër.

I pyetur në lidhje me grupin Daesh/ISIS që ka marrë përgjegjësinë për sulmin, Peskov kërkoi të mbështetet në informacionet nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Të paktën 137 persona u vranë dhe mbi 180 të tjerë u plagosën pasi persona të armatosur hapën zjarr të premten kur grupi rock Picnic ishte gati të jepte shfaqje në sallën e qytetit Crocus në rajonin e Moskës.

Komiteti Hetues tha se arrestoi 11 persona, përfshirë katër autorë, në rajonin kufitar të Bryansk në rrugën e tyre për në Ukrainë.