Vendosni fjalën kyçe....

Putin shfaqet për herë të parë pas sulmit terrorist me 133 viktima, e “masakër e qëllimshme”


Presidenti rus Putin dënoi të shtënat e së premtes në sallën e koncerteve të qytetit Crocus në rajonin e Moskës si një “masakër të qëllimshme” që synon të mbjellë përçarje në shoqëri.

“Kriminelët, vrasës me vepruan qëllimisht dhe me gjakftohtësi, qëlluan qytetarët tanë dhe fëmijët tanë”, tha Putin në një fjalim televiziv drejtuar kombit të shtunën.

“Ashtu si nazistët, të cilët dikur kryenin masakra në territoret e pushtuara, ata planifikuan të organizonin një ekzekutim demonstrues, një akt të përgjakshëm frikësimi.”

Pas sulmit që vrau të paktën 133 persona, presidenti shpalli të dielën, 24 mars, si ditë zie kombëtare. “Unë shpreh ngushëllimet e mia të thella, të sinqerta për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. I gjithë vendi dhe i gjithë populli ynë është në pikëllim me ju,” tha ai.

Putin tha se të katër personat e përfshirë drejtpërdrejt në kryerjen e sulmit u arrestuan gjatë rrugës për në Ukrainë, ku ishte përgatitur “një dritare” për arratisjen e tyre.

“U gjetën dhe u ndaluan të katër autorët e drejtpërdrejtë të sulmit terrorist, të gjithë ata që qëllonin dhe vrisnin njerëz. Ata u përpoqën të fshiheshin dhe u zhvendosën në drejtim të Ukrainës, ku sipas të dhënave paraprake u ishte mundësuar një dritare nga pala ukrainase për të kaluar kufirin shtetëror. Janë ndaluar gjithsej 11 persona”, tha ai.

Shërbimet speciale ruse po punojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e sulmuesve në sallën e koncerteve Crocus City në rajonin e Moskës, shtoi ai.