Vendosni fjalën kyçe....

Futbollistët e Kombëtares ndezin atmosferën, kërcet vallja në “Air Albania”


Euforia ka mbërthyer kombëtaren shqiptare të futbollit pas rezultateve të fundit që kanë afruar atë ndjeshëm me EURO 2024. Kjo shihet qartësisht nga atmosfera rreth ekipit, por edhe nga entuziazmi i lojtarëve.

Skenat e sotme para stërvitjes së fundit në “Air Albania” në prag të miqësores ndaj Bullgarisë e tregojnë gjithçka më qartësisht, ndërsa futbollistët kishin mbërritur në stadium për të zhvuilluar seancën e fundit stërvitore, aty ka shpërthyer muzika dhe festa.

Vetë futbollistë kanë publikuar në rrjete sociale pamjet teksa kërcejnë nën ritmet e muzikës popullore, duke u argëtuar para se të zbrisnin në fushë për t’u vënë përsëri nën urdhrat e Silvinjos.