Vendosni fjalën kyçe....

Nga Rama te ministra e ish-ministra, dëshmitarët që do thirren në Komisionin hetimor të shëndetësë


Albana Vokshi, Kryetarja e Komisionit Hetimor për shëndetësinë që do përpiqet të gjejë shkeljet në koncesionet e sterilizimit dhe check up-it ka përmendur disa nga emrat që do thirren për të dëshmuar.

Brenda 10 qershorit 2024 komisioni pretendon se do thërresë për dëshmi, Kryeministrin Edi Rama, ish-ministra, drejtorë dhe ish-drejtorë të cilët kanë lidhje me dhënien e dy koncesionieve.

Emrat:

1-Edi Rama, kryeministër
2-Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë
3-Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Shëndetësisë, aktualisht ministre e Arsimit
4-Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave
5-Anila Denaj, ish-ministre e Financave, aktualisht ministre e Bujqësisë
6-Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë (aktualisht)
7-Klodian Rjepaj, ish.zvministër Shëndetësie
8-Geraldina Prodani, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë
9-Ortakët dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10-Nisma Thurje: Endri Tafani, Pano Soko, Artan Koni
11- Drejtorët e FSDKSH që nga firmosja e kontratave të financimit dhe nisja e zbatimit të dy kontratave koncesionare
12- Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy koncesioneve
13- Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për dhënien e koncesioneve
14- Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet në procedurat e dhënies së dy koncesioneve
15- Drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik
16- Avokatura e Shtetit