Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç entuziast për “Shengenin” ballkanik, tre ditë para takimit me Ramën e Zaevin


Presidenti serb Vuçiç është shprehur entuziast për ‘Shengenin’ ballkanik, ndërsa e konsideron dialogun e ndërmjetësuar nga SHBA si themelin e bashkëpunimit ekonomik në rajon.

Gjatë një interviste për televizionin shtetëror të Serbisë, Vuçiç është ndalur edhe tek nisma për krijimin e ‘Shengenit’ ballkanik dhe tek takimi i radhës qe do të ketë në Ohër me kryeministrin e Shqipërisë, Rama dhe atë të Maqedonisë se Veriut, Zaev.

‘Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka një energji të jashtëzakonshme dhe ka ide për ngritjen e gjendjes ekonomike në të gjithë Ballkanin. Një gjë e tillë mund të jetë një bazë për negociata shumë më serioze edhe për marrëveshje. Ndaj është e rëndësishme që të bisedoj me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin, në mënyrë që të krijohen raporte sa më të mira në rajon’, është shprehur Vuçiç, shkruan Koha.net.

Vuçiç, Rama e Zaev do takohen në Ohër në takimin e radhës pas atij në Novi Sad pak kohë më parë.

Kosova është shprehur kundër kësaj nisme që sipas saj rrezikon krijimin e një ish-Jugosllavie.