Vendosni fjalën kyçe....

Dërgohen 200 tonë ndihma humanitare në Gaza


World Central Kitchen dërgoi këtë të martë pothuajse 200 tonë ushqim në Gazën veriore, ngarkesë që mbërriti me dërgesën e parë të ndihmës detare nga Qipro.

Ushqimi ka arritur tek familjet në prag të urisë në dërgesën e parë humanitare në Gaza në gati dy dekada. Së bashku me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë, WCK ka shpërndarë më shumë se 39 milionë vakte nga toka, deti dhe ajri për palestinezët në nevojë.

“Dorëzimi i sotëm i orizit, miellit, bishtajave, perimeve dhe proteinave për familjet në veri, ku qasja në ndihma është shumë e kufizuar, dëshmon se ushqimi për të cilin (banorët) kanë nevojë dëshpërimisht mund të shpërndahet përmes detit. 

Përveç ushqimit që mbërriti në anijen Open Arms, autokolona e sotme në drejtim të veriut mbante edhe ushqime të gatshme”, thuhet në njoftim. 

Shtohet se prej muajsh ekipet e WCK-së kanë punuar pa ndërprerje për të hapur këtë rrugë ndihme detare drejt Gazës dhe kanë furnizuar dhe ngarkuar ushqime në anije në Qipro.

Ata gjithashtu thuhet se ndërtuan skelën e tyre në Gaza, duke përdorur rrënojat nga ndërtesat e bombarduara për të shkarkuar në mënyrë të sigurt ngarkesën.