Vendosni fjalën kyçe....

Elvi Fundo denoncon “masakrën mjedisore” në Korçë: Për një person po shkatërrohet simboli i qytetit


Gazetari dhe drejtuesi i portalit CNA.al, Elvi Fundo, ka publikuar disa foto nga Korça, ku denoncon atë që e quan  “masakër mjedisore”.

Fundo shkruan se për llogari të një personi, po shkatërrohet “pika simbolike” në Korçë që quhet Belvedere. Ai madje i bën dhe SPAK-ut thirrje që ta hetojë çështjen dhe jo të dalë shëtitje nëpër Korçë “vetëm për kërnacka”, siç shprehet ai.

“Krim në mes të Korçës. Një pronë e grabitur me 1001 problematika. Një person që për ca para më shumë shkatërroi një pikë simbol në Korçë të famshëm Belvedere. KRIMINALE!

Masakër urbane askush nuk flet. Pse?

Sepse e ndërton Ragami (Spiro Bardhi).

Kriminale në mes të Korçës.

Pas një objekti të nxirë si këllirë në mes të qytetit, tani shkatërrohet një pjesë e Parkut Rinia, mijëra pemë priten, pronësia e dyshimtë, konflikte, leja me presione e përplasje.

SPAK MOS DALË SHËTITJE NË KORÇË VETËM PËR KËRNACKA TË SHIKOJË PESHKAQENËT E SHKATËRRIMIT E KORRUPSIONIT.”– shkruan Fundo.

Në një tjetër postim, Fundo shprehet se janë prerë me qindra pemë në kodrën e famshme për t’i hapur vend projektit, ndërsa ndan të tjera pamje nga ajo që e quan akt kriminal.

“Frapexhinjtë e lëpirësit që heshtin apo gjejnë edhe gënjeshtra për mbylljen e sqepit, kur gjoja bëjnë parimorin kanë disa foto këtu. Janë sot në një krim që po bëhet në Korçë. KRIM ME FIRMË E ME VULË.

Janë prerë me qindra pemë, në kodrën simbol të Korçës Belvedere. E ruajti Benoni në vitin e zi 97, e shkatërron Ragami (Spiro Bardhi) në 2022.

Korça që duam duke shkatërruar perlën e qytetit për një dorë lekësh.

Ju sjell e të tjera video, me dron, me pemë pa pemë. Të gjitha për të kuptuar një krim, të legalizuar dhe një heshtje vrastare qytetare që duket parimi i një kodi mafjoz në qytetin e Korçës.

KRIMINALE!”- shkruan Fundo.