Vendosni fjalën kyçe....

“Nga Noc Rroku te qofte ke daja” – Batutat e Ramës kundër opozitës


Kryeministri Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës së bashkuar për blerjen e zgjedhjeve dhe kapjen e të gjitha pushteteve në vend duke përdorur batuta.

Para banorëve të Librazhdit dhe fshatrave përreth Rama ka zgjedhur batutat për të anashkaluar akuzat në drejtim të qeverisjes së tij.

Ai nuk ka lënë pa shigjetuar krerët e opozitës por edhe qytetarët që protestojnë prej javësh, kundër qeverisjes së tij.

Batutat e Ramës

1. Dako ka mundur Saliun me gjithë shtetin e spo mundka Lulin?!

2. Ata që i shkojnë pas Lulit dhe Monikës bëjnë turizëm politik!

3. Noc Rrokun do marrësh o Lul. Se kush do marri Nocin, se kush do marrë Rrokun ndajeni me Monikën!

4. Është më e lehtë të mundësh Lulin dhe fallxhoren që ka në krah, sesa Saliun me gjithë shtetin!

5. Sot 2 vjet Lulin e kisha poshtë penxheres. Më këndonte himnin 2 herë, mëngjes dhe pasdite.

6. E kemi mandatin për të qeverisur jo për t’u ulur e për të parë filxhan me Monën

7. Vijnë atje ta shporrim, dita e fundit, vijnë atje dhe vijnë vërdallë. Në çdo ecje një përveshje mëngësh më shumë dhe në fund do ta hedhim muajin e ardhshëm. Çfarë është kjo.

8. Opozitë që vjen në parlament me vezë, çfarë është opozita? Kotec, fermë pulësh.

9. Sëmundja e tepsisë nuk ishte vetëm e tyrja, na kishte prek edhe ne.

10. Luli s’e mbajti fjalën. S’ka si e mban fjalën ai se është mësuar t’i marrë gjërat qyl! Qyl mund të marrësh vetëm qofte ke gjyshi Sali.

11. Marrin bojë të zezë, nuk duan bojë me ngjyra se ju kishim dhënë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *