Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Krujës ngre postblloqe në rrugë, kontroll makinave


Policia e Krujës e mbështetur nga Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë ngritur mbrëmjen e sotme postblloqe në rrugët kombëtare që kalojnë në zonë.

Veprimet vijnë një ditë pas atentatit në fshatin Larushk ku u ekzekutua në banesë Gentian Bejtja.

Ky i fundit u qëllua me breshëri nga disa persona ndërkohë që ishte në kërkim nga policia.