Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu s’ka të ndalur, në garë për titullin. Partizani “mbytet” në Durrës


Skënderbeu ka arritur fitoren e radhës, kësaj here ndaj kryesuesve të Egnatias.

Korçarët arritën të fitojnë 2-0 dhe tashmë janë futur në garë për një nga katër vendet e para që do luftojnë për titullin kampion.

Megjithatë deri në fund të kampionatit ka edhe shumë ndeshje dhe “ujqërit e dëborës”do duhet të djersijnë shumë për të mposhtur konkurrencën e Tiranës dhe Dinamos, që janë teorikisht në garë.

Egnatia nga ana e saj pas dy fazave të para mbresëlënëse e ka lëshuar së fundmi duke lejuar rivalët që t’i afrohen.

Ekipi nga Rrogozhina mban ende kreun e renditjes megjithatë ndjekësit e kanë mbërritur ndërsa nuk duket se rrezikon gjë për sa i përket daljes nga katërshja e kreut.

Në ndeshjen tjetër, Teuta e Durrësit ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë. “Djemtë e detit” mundën në fushën e tyre Partizanin 1-0 duke i rritur edhe më shumë mundësitë për të shmangur rënien.

Kryeqytetasit nga ana e tyre po shfaqin shumë luhatje megjithatë nuk duket se rrezikojnë shumë për sa i përket qëndrimit në katërshen e kreut, ekipe që do luftojnë për titullin kampion.