Vendosni fjalën kyçe....

“4 kallashnikovë në makinën e djegur” – Kush është Gentjan Bejtja që u ekzekutua në Fushë Krujë


Ditën e sotme në një atentat në banesën e tij u ekzekutua Gentjan Bejtja.

Bejtja është një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese.

Gentian Bejtja është shoqëruar më parë edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

Ai është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.  Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij.

Gentian Bejtja është shoqëruar më parë edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

42-vjeçari Bejtja u kishte shpëtuar deri më tani 3 atentateve. Atentati i fundit ishte me 4 Korrik të vitit 2023 atij iu bë një atentat afër banesës ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan L. Sino 29 vjeç dhe të plagosur Alvi G. Bejtja 13 vjeç dhe djali tjetër 10 vjeç.

Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka.

Ndërsa vite më parë Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati me eksploziv të ndodhur në Shtator të vitit 2016 kur në mjetin e tij një sasi eksplozivi.

Pas ekzekutimit të sotëm, autorët kanë djegur makinën që dyshohet se është përdorur prej tyre në atentat në fshatin Hasan rreth 5 km nga banesa e viktimës.

Brenda në makinën e djegur janë gjetur 4 kallashnikovë.

Nga muaji korrik, kur iu bë atentati më i fundit, Gentian Bejtja u shpall në kërkim policor për t’u pyetur. Por, që në atë kohë e deri tani nuk ishte gjetur asnjëherë që të shoqërohej dhe të pyetej, pasi nuk jetonte në banesë. Ndërsa plumbat e kundërshtarëve të tij e gjetën më parë se autoritetet e policisë.