Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea do largojë Pochettinon, në kërkim të trajnerit


Chelsea mund të jetë në kërkim të një trajneri të ri gjatë verës, pasi Mauricio Pochettino vazhdon të jetë nën presion të madh.

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, është përmendur si një kandidat i mundshëm për t’u rikthyer në Londër, ndërsa emri më i fundit vije nga Spanja

Krerët e klubit të Chelseat thuhet se kanë kontaktuar me përfaqësuesit e trajnerit të Gironas, Michel Sanchez.

Padyshim se Girona është sensacion i këtij sezoni dhe merita të mëdha ka trajneri spanjoll.

Sipas “AS”, zyrtarë nga klubi i Chelseat udhëtuan drejt Spanjës për të biseduar me Michelin, si dhe për t’i komunikuar një ofertë serioze.

Megjithatë, 48-vjeçari besohet se nuk do të pranojë një ofertë nga “Blutë” ose klub tjetër, duke marrë parasysh se ai kishte deklaruar publikisht se do të jetë trajner i Gironas edhe për sezonin e ardhshëm.

Michel me Gironan ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.