Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Më 14 maj merr fund shpopullimi, errësira e mungesa e transparencës na bashkitë e kontrolluara nga ‘Rilindja’


Kreu i Partisë së Lirisë Meta deklaroi sot se askush nuk do e shpërqendrojë opozitën nga fitorja e padiskutueshme e bashkive Tiranë, Durrës, Elbasan e gjithë Shqipërinë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai theksoi se shpopullimi i vendit, errësira, mungesa e transparencës ndaj qyterarë nga bashkitë e kontrolluara nga ‘Rilindja’ do marrin fund njëherë e përgjithmonë më 14 maj.

“Askush nuk mund të na shpërqendrojë nga fitorja e padiskutueshme që pritet në Tiranë, në Durrës, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Errësira dhe mungesa e transparencës ndaj qytetarëve nga bashkitë e kontrolluara nga “Rilindja”, pas 14 Majit do të marrin fund njëherë e përgjithmonë. 14 maji do jetë një uragan për ndryshim. çdo shqiptar do votojë ndryshimin që të ndalojë shpopullimin, shhkretimin e vendit tonë dhe të vatrës së tij familjare.” – shkruan Meta në Facebook.