Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Lezha: S’kemi kundërshtarë, duhet të bëjmë vetëkritikë


Kryeministri Rama tha nga Lezha se PS-ja duhet të provojë që është e hapur për të gjithë.

Gjatë një takimi me strukturat ai theksoi se PS-ja ka përgjegjësi historike për të çuar përpara progresin që është bërë dhe të bëhet i pakthyeshëm në fusha si drejtësi, ekonomi e pozicionimin ndërkombëtar të vendit.

“Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë. Partia Socialiste ka një përgjegjësi të madhe historike mendoj unë, sot që flasim, sepse gjithë këtë progres që është bërë, i cili është një progres që duhet të vazhdojë, duhet ta garantojë dhe ta bëjë të pakthyeshëm në drejtësi, në ekonomi, në pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Për çfarë e bëjmë ne këtë proces.” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se PS-ja nuk ka kundërshtarë e kësisoj do duhet të bëjë vetëkritikë e vetëpërmirësim.

“Ne e bëjmë këtë proces sepse për mua, them që duhet ta bëjmë me shumë vetëdije vetëkritikën tonë dhe vetëpërmirësimin tonë në kushtet kur ne nuk jemi të sfiduar nga një kundërshtar përballë.” – shtoi Rama.