Vendosni fjalën kyçe....

Njoftimi i Bashës: Para nisjes për në Këshillin e Evropës u ndala te Uka


Lulzim Basha ka njoftuar se është takuar me një nga nismëtarët e themelimit të PD-së, Profesor Rexhep Ukën, i cili ka qenë ministër Bujqësie në qeverinë Berisha në vitin 1992.

Basha shkruan se ka bërë një ndalesë te Ferma Uka para nisjes për në Paris, ku do marrë pjesë në punimet e komiteteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai thekson se bisedat me Rexhep Ukën janë turne intelektual, filozofik, kulinar e politik.

Nuk dihet ende nëse Basha është ndalur aty për të shijuar ndonjë drekë apo për të biseduar çështje të politikës në vend.

Por nuk përjashtohet mundësia që Basha t’i ketë ndërthurur të dyja këto çështje.

“Para nisjes për në Paris ku do të marr pjesë në punimet e komiteteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europës u ndala tek Uka… Bisedat me mikun tim Rexhep Uka janë një turne i vërtetë intelektual, filozofik, kulinar dhe politik, plot reflektim, motivim dhe dashuri të pastër për Shqipërinë.” – shkruan Basha në facebook.