Vendosni fjalën kyçe....

Dy vite nga pushtimi rus, Begaj: Do të jemi gjithmonë krah Ukrainës


Presidenti Bajram Begaj, në 2 vjetorin e pushtim rus të Ukrainës, është shprehur se “vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik”.

Kreu i Shtetit deklaroi se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Ukrainës dhe popullit të saj.

Begaj shtoi se gjatë dy viteve të agresionit rus, “jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit”.

“Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit. Ukraina sot është ndërgjegjja jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik.

Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale”, shkruan Begaj.