Vendosni fjalën kyçe....

Ishin parkuar në rrugë, përfshihen nga flakët dy furgonë


Dy furgonë janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Raportohet se automjetet janë në pronësi të shtetasit me iniciale T.K., dhe kanë qenë të parkuara në rrugë në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete (furgonë), në pronësi të shtetasit T. K., të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.