Vendosni fjalën kyçe....

63-vjeçari plagos me thikë një grua në Lushnjë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku ka mbetur e plagosur një grua.

Ngjarja ka ndodhur para ditësh në fshatin Pluk të Lushnjës por bëhet publike vetëm ditën e sotme.

Sipas policisë, një 63 vjeçar me inicialet  Th. B., banues në fshatin Pluk, ka plagosur lehtë me thikë një grua me inicialet M.B, e cila ka marrrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Motivet e plagosjes mbeten ende enigmë.

“Më datë 13. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për shtetasin Th. B., vjeç 63, banues në fshatin Pluk, sepse ka kanosur me fjalë e plagosur lehtë me thikë, shtetasen M. B., e cila pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Nenet 84 e 89 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *