Vendosni fjalën kyçe....

Me armë zjarri e drogë në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë


Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Tropojë pasi në banesë i janë gjetur armë zjarri pistoletë dhe kanabis.

‘Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, operacioni policor i koduar “Dubrava”.

Iu gjetën në automjet dhe në banesë, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohen pistoleta, municioni, droga dhe automjeti i 29-vjeçarit.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukeses operacionin policor të koduar “Dubrava”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Rr. M., 29 vjeç, banues në fshatin Bujan.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Dubrava”, shërbimet e Policvisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin Rr. M., në të cilin gjetën 1 armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 3 karikatorë dhe municion luftarak.    

Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja  pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.’– njofton policia.