Vendosni fjalën kyçe....

Luçiano Boçi për çmimin e naftës: Rritja në periudhën kur numri i mjeteve dyfishohet nga emigrantët, Rama këtë ka pritur



Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, thotë se çmimi i naftës në Shqipëri nuk u ul asnjëherë edhe pse në bursë ka rënie.

Në një postim në “Facebook” ai shkruan se kjo ndodh për faktin se sipas tij kryeministri Edi Rama ka për qëllim të grabisë qytetarët dhe emigrantët shqiptarë.

Boçi thotë se kjo ndodh në kohën kur automjetet në qarkullim dyfishohen, për shkak se shumë emigrantë vijnë e pushojnë në vendlindje.

“Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët! E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës. Më keq se e turpshme!”– shkruan ai.

Deputeti demokrat thotë se paratë përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve dhe oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës.

KOMENTI I PLOTË:

ÇMIM PËR TË ZHVATUR EMIGRANTËT E QYTETARËT

Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa.

Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske.

Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime.

Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet.

Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!

E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës.

Me keq se e turpshme!

Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë.

Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve.

Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës.

Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.