Vendosni fjalën kyçe....

Me armë dhe para në makinë, arrestohet 72-vjeçari në Hanin e Hotit


Një 72-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi në refuzoi kontrollin në territorin e Malit të Zi dhe në ecje hodhi një armë zjarri.

72-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal, për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi F. S., 72 vjeç, banues në Shkodër ka qenë me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në automjet, edhe një shumë prej 17 640 eurosh, të ndarë në disa pjesë.

U largua me shpejtësi duke refuzuar kontrollin policor në territorin e Malit të Zi, bllokohet menjëherë nga Policia Kufitare shqiptare, në territorin e PKK Hani i Hotit.

72-vjeçari hodhi nga automjeti, 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

72-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal, për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, në automjetin e 72-vjeçarit, u gjetën të fshehura edhe një shumë prej 17 640 eurosh, e ndarë në disa pjesë.

Në PKK Hani i Hotit, në territorin e Malit të Zi, në dalje për në Shqipëri, shtetasi F. S., i cili drejtonte një automjet tip “Benz”, nuk ka ndaluar për të kryer proceduat për hyrjen në Shqipëri dhe është larguar me shpejtësi duke u futur në territorin shqiptar, në PKK Hani i Hotit.

Punonjësit e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë sinjalizuar menjëherë punonjësit e Policisë Kufitare të Shqipërisë, të cilët kanë bllokuar menjëherë daljen nga pika e kalimit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. S., ka dalë nga automjeti dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pistoletë mbrapa një ndërtese në pikën e kalimit, por është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kufitare shqiptare.

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në automjet, edhe një shumë prej 17 640 eurosh, të ndarë në disa pjesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit F. S., 72 vjeç, banues në Shkodër, me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”-njofton policia.