Vendosni fjalën kyçe....

Abbas: S’do e lejojmë ndarjen e Gazës nga pjesa tjetër e territorit palestinez


Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha të mërkurën se Izraeli nuk do lejohet të ndajë Gazën nga pjesa tjetër e territorit palestinez.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi në selinë presidenciale në Ramallah ku morën pjesë anëtarë të Komitetit Qendror të lëvizjes Fatah, disa anëtarë të Këshillit Revolucionar të saj, sekretari i Këshillit Këshillimor dhe sekretarë të rajoneve të lëvizjes në provincat veriore.

Abbas gjithashtu ripohoi “qëndrimin e palëkundur politik palestinez në lidhje me nevojën e menjëhershme për një armëpushim të shpejtë, tërheqjen e plotë të forcave pushtuese izraelite nga Gaza dhe dërgimin e shpejtë të ndihmës humanitare në rajonin e rrethuar”.

Ai theksoi “rëndësinë e parandalimit të zhvendosjes së popullit palestinez nga toka e tij, duke përmendur traumën historike të Nakba-s të vitit 1948 dhe pasojat e qëndrueshme që kanë goditur popullin palestinez për dekada që atëherë”, sipas Ëafa.

Presidenti Abbas pohoi gjithashtu “njëshmërinë e tokës palestineze në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor nën juridiksionin e Shtetit të Palestinës”.

“Shteti i Palestinës nuk do e braktisë popullin e tij në Gaza. Ne do ndajmë jetesën, pagat dhe rrogat në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, tha ai.

“Ne nuk do të lejojmë planet e pushtimit për të ndarë Gazën nga pjesa tjetër e territorit palestinez ose për të aneksuar ndonjë pjesë të saj.”