Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj në intervistë për Çim Pekën, gazetari premton akuza dhe fakte të forta


Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do japë një intervistë nga arratia të enjtën në mbrëmje.

Ai do jetë në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv mbrëmjen e së enjtes.

Sipas Pekës, Ahmetaj do bëjë akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama lidhur me inceneratorin e Tiranës, pazaret e oligarkëve me Ramën e Veliaj.

Po kështu ai shkruan se Ahmetaj do rrëfejë ndarjen e tij me Ramën, kërcënimet me jetë dhe pse vendosi të mos kthehet në Shqipëri pasi urdhërarrestit.

“E Enjte  20.45!  “Shperthen ARBEN AHMETAJ”. Jo thjesht Pergjigje, por akuza te renda per Edi Ramen. Kush jane pronaret reale te inceneratorit te Tiranes. Pazaret e oligarkeve me Ramen dhe Veliajn. Kur, si dhe pse u ndane me Edi Ramen? Pse vendosi te mos kthehet ne Shqiperi pas vendimit  per arrest? Dhe kercenimet me jete…Nje rrefim si kurre me pare. E ENJTE, Arben Ahmetaj ne SYRI TV (cim peka LIVE).” – shkruan Peka.

Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj ndodhet në arrati prej më shumë se 6 muajsh. Ai kërkohet nga SPAK për çështjen e inceneratorëve.

Në disa shfaqje të rrala mediatike përmes rrjeteve sociale Ahmetaj ka paralajmëruar se do flasë në kohën e duhur lidhur me akuzat ndaj tij ndërsa i ka hedhur poshtë ato.

Po kështu përmes avokatit të tij para disa muajsh ai pohonte se do kthehej në Shqipëri kur të bëhej drejtësi.

Pas mungesës gjashtëmujore ai humbi vendin e deputetit, që i kaloi Plarent Ndrecës.