Vendosni fjalën kyçe....

Berisha ‘merr në mbrojtje’ Ahmetajn: Rama urdhëroi SPAK-un t’i sekuestrojë Facebook-un, ka frikë nga denoncimet


Ish-kryeministri Berisha ka ‘marrë në mbrojtje’ ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati pasi është shpallur në kërkim nga SPAK në hetimet për çështjen e inceneratorëve.

Ai ka komentuar një kërkesë të SPAK-ut drejtuar Facebook-ut vendodhjen e Ahmetajt duke thënë se në fakt është një kërkesë për të sekuestruar llogarinë e ish-numrit dy të qeverisë.

Berisha shkruan se kërkesa e prokurorisë speciale nuk ka të bëjë me vendndodhjen e Ahmetajt, pasi ai ishte në Shqipëri dhe u la të largohej por është në fakt një përpjekje për mbylljen e Facebook-ut të Ahmetajt, për ta ndaluar atë që të denoncojë Ramën e Veliajn.

“Super skandal dixhital! Rama i tmerruar nga statuset në llogarinë facebook të Arben Ahmetaj, udhëron SPAK-un të sekuestrojë facebook-un e tij. Të dashur miq, sot Skapi i Partisë informoi opinionin se i ka kërkuar kompanisë Meta vendndodhjen sipas facebook të Arben Ahmetaj. Sipas kësaj komunikate kjo qenka mënyrë për të rënë në gjurmët dhe gjetur vendndodhjen e të zhdukurit Arben Ahmetaj. Kjo është një tallje me publikun. Është i mirënjohur fakti se pas këtij njoftimi, Arben Ahmetaj me një administrator mund t’i postojë statuset nga ndërtesa e Këshillit të Ministrave nga cepi i globit dhe këtë Skapi e din fort mirë. Por kërkesa e Ramës nuk ka asnjë lidhje me gjetjen e vendndodhjes së Ahmetajt, mbasi ai këtu ishte dhe e njoftuan që të largohej një javë para se të lëshonin fletë-arrestin e tij. Kështu që qëllimi nuk është aspak vendendodhja, por është frikësimi i Ahmetajt, që të mos denoncojë vjedhjet e vet Ramës, Veliajt në Facebook. Ramës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të urdhërojë SPAK-un e Partisë të sekuestrojë valet e RFI, Radios Ndërkombëtare të Francës, që bash ditën e Samitit Europian denoncoi lidhjet e Ramës me drogën.” – shkruan Berisha.