Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea nuk përmbahet, ofron 100 milionë sterlina për Sanchon


Chelsea është dënuar nga FIFA për sa i përket merkatos, me blutë që nuk do të jenë aktiv deri në verën e vitit 2020. Sidoqoftë, londinezët e kanë apeluar vendimin dhe pritet nga gjykata e arbitrazhit që dënimi të lehtësohet dhe në merkaton e janarit, Chelsea të jetë aktiv.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe mediat angleze në lajmet e fundit, pasi shkruajnë që klubi nga “Stamford Bridge” po përgatitet edhe për një transferim të bujshëm. Bëhet fjalë për Jadon Sanchon, për të cilin janë bërë gati plot 100 milionë funte.

19-vjeçari nuk po kalon një moment të mirë te Dortmund dhe këtë gjë e konfirmoi edhe konflikti që pati me klubin disa javë më parë, ku u pezullua nga ndeshja me Gladbah, madje u gjobit me 100 mijë euro.

Sancho kërkohet edhe nga ekipe si Liverpool apo Manchester United, por Chelsea ka dy avantazhe të mëdha, të cilët janë Tammy Abraham dhe Callum Hudson-Odoi, të dy shumë shokë me anësorin e Dortmund.

Verdhezinjtë e morën nga Manchester City në vitin 2017 për gati 10 milionë euro dhe një ofertë prej 100 milionë sterlinash do t’i kënaqte mjaftueshëm për ta lënë të lirë Sanchon, i cili do të shndërrohej në blerjen rekord të klubit të Chelsea.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *