Vendosni fjalën kyçe....

Na falni, por opozita është pak e zënë me demonizimin e SPAK-ut


Nga Rezarta Caushaj

Kur dëgjova fjalimin e Ramës më 8 dhjetor në Kongresin e Partisë Socialiste e dija që kontrolli i plotë mbi SPAK-un ishte objektivi i radhës i tij.

Ja se si e justifikoi ai aksionin e radhës:

“Duhet të mendojmë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizimin e saj.

Drejtësia europiane është gjithnjë në çdo rast garante e shtetit ligjor, është garante e lirive dhe të drejtave kushtetuese të çdo individi.

Është garante e barazisë reale të të gjithë individëve përpara ligjit, përfshirë dhe vetë prokurorët dhe gjykatësit, të cilët kurrsesi nuk duhet të ndihen dhe jo më pastaj të bëhen 1 pushtet që ndihet pakontrolluar, i pakontrollueshëm dhe i pabalancuar nga asnjë mekanizëm kushtetues dhe ligjor i Republikës tonë.

Kjo është Republika e Shqipërisë, jo Republika e prokurorëve apo gjykatësve, të cilët janë po një pushtet i pavarur nga Parlamenti dhe Qeveria. Por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj republike, e cila dhe 2 pushtete të tjera të pavarura që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimarrjet e tyre dhe as nuk i japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetecave të tyre kushtetuese dhe ligjore.

Kështu funksionn drejtësia europiane. Kjo është panorama e të ardhmes për të cilën ne punojmë të githë sëbashku institucionalisht që drejtësia e re të bëhet një drejtësi europiane në të gjithë territorin.”

Llogjika do ta donte që opozita ta luftonte këtë përpjekje, por opozita është e zënë për të delegjitimuar SPAK-un për vete.