Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk janë banderolat problemi”, Meta: Provokatori i ndyrë do të prishë zgjedhjet, qytetarët të mprehin sfurqet për të dielën


Presidenti i vendit Ilir Meta po mban në këto momente një Konferencë të Jashtëzakonshme, për incidentin e ndodhur sot në Fier me banderolat e LSI-së.

Ai i ka bërë thirrje kandidates së LSI-së për Fierin Kejdi Mehmetajt, që ta heqi banderolën në rast se Rilindja shqetësohet dhe ta vendosin përsëri, pasi ky nuk është problemi më i madh që Fieri ka.

Por sipas tij problemi është tentativa e kryeministrit të vjedhë zgjedhjet.

“I thoni zotit Ruçi meqë është më me eksperiencë, se në rast se banderolat shqetësojnë Rilindjen Kejdi, hiqini banderolat tuaja derisa të mbarojë mitingu i kryerilindasit dhe vendosini prap se nuk është ky problemi më i madh që ka Fieri. I di mirë Fieri të gjitha historitë e kryebashkiakut dhe rilindasve të tjerë dhe do t’i ndëshkojë me votë, dhe do ju përkrahë juve se jeni figura të reja.

Meqë ai do iki sot në Vlorë dhe do kalojë nga Fieri, i thuaj Zotit Ruçi, që jo vetëm që i hoqa, por na ka thënë dhe presidenti i Republikës që t’ju japë dhe juve ca postera të Ramës që të kënaqet kryerilindasi dhe të shtohet më tej urrejtja për këtë provokator të ndryë që kërkon të prishi zgjedhjet. Ky është problemi Kejdi, nuk janë banderolat dhe u bëni thirrje gjithë grave e burrave të Fier, t’i mprehin sfurqet e sqiparet e t’i kenë gati ditën e dielë, ashtu gjithë Fieri e Shqipëria me gjithë presidentin”- deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *